Në Kosovë vitin e kaluar është shënuar një rritje e ndjeshme e rasteve me epilepsi, ku vetëm në Klinikën e Neurologjisë në QKUK trajtim kanë kërkuar mbi 1 mijë raste.
Sot në Ditën Ndërkombëtare të Epilepsisë, Kryetarja e Shoqatës Kundër Epilepsisë në Kosovë, Valbona Govori Berisha tha se qëllimi i shënimit të kësaj dite është ngritja e vetëdijesimit dhe ofrimi i shërbimeve më të mira për këta pacientë. Ajo tha se pacientët që vuajnë nga epilepsia ballafaqohen me stigmatizim të madh.
Ndërsa, pediatri Naim Zeka u shpreh se në repartin e neuro-pediatrisë gjatë vitit kërkojnë 400-500 fëmijë trajtim. Ai tha se këta pacientë detyrohen të blejnë kryesisht vetë barnat ndërsa mungojnë edhe shërbime të avancuara.
/GazetaSinjali/