Rrugët me ngrica, IHMK apelon për kujdes të shtuar

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë vikendit parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesëshme.

Sipas institutit, vranësirat ditën e diele parashihen që vende-vende të sjellin riga shiu dhe fjolla bore.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -10 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius. Në mëngjes për rreth relievit malor dhe në rrugët me lagështi do të ketë ngrica, kështu që apelohet të ngasësit e automjeteve që të kenë kujdes të shtuar në trafik. Do të fryjë erë kryesisht nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 1-6m/s. /EO

Read Previous

Osmani: Mercenarët e Wagner po ndihmojnë Serbinë për një sulm të mundshëm ndaj nesh

Read Next

KQZ ua mundëson kandidimin edhe partive që nuk u certifikuan për zgjedhjet e dhjetorit në veri të Kosovës