Skandali “Qatargate”, policia belge arreston eurodeputetin Marc Tarabella

Autoritetet belge arrestuan eurodeputetin Marc Tarabella, i cili tashmë ishte përjashtuar nga partia e tij socialiste, të premten herët në mëngjes, si pjesë e një hetimi për korrupsion të dyshuar në Parlamentin Europian.

Një zëdhënës i prokurorisë belge konfirmoi arrestimin.

Më 2 shkurt, Parlamenti Europian i hoqi imunitetin parlamentar Tarabela-s. Ky i fundit gjithmonë ka mohuar të ketë bërë diçka të paligjshme. /abcnews.al

Read Previous

Nedim Bajrami: Idhulli im është Zidane, krenar që luaj për kombëtaren e Shqipërisë

Read Next

​Raportohen tri raste të falsifikimit të parasë