Bankat e Eurozonës shtrëngojnë dhënien e kredive

Bankat e Eurozonës kanë shtrënguar qasjen në kredi për kompanitë që nga kriza e borxhit të vitit 2011 dhe presin të vazhdojnë ta bëjnë këtë.

Kërkesa për kredi nga ndërmarrjet dhe familjet ra gjithashtu, me rënien e kërkesës për kredi hipotekore që është më e madhja në histori, si pasojë e normave më të larta të interesit dhe besimit më të ulët.

Rezultatet mund të jenë në dobi të politikëbërësve të Bankës Qëndrore Evropiane duke bërë rastin për rritje më të vogla të normave në muajt e ardhshëm.

26 përqind e bankave të anketuara nga BQE thanë se i bënë më të rrepta standardet e tyre për miratimin e kredive për kompanitë në tremujorin e fundit të vitit të kaluar, shtrëngimi më i madh që nga viti 2011.

Standardet e kredisë u shtrënguan edhe për kredinë konsumatore dhe kredinë hipotekore – një tendencë që bankat presin të vazhdojë këtë tremujor. /Telegrafi/

Read Previous

Arsenal arrin marrëveshje me Chelsea për transferimin e Jorginho

Read Next

Nedim Bajrami po e kompleton transferimin te Sassuolo