Danimarka – Franca, finalja e madhe e Kampionatit Botëror në hendboll

Danimarka e Franca do të luajnë të dielën mbrëma në finalen e madhe të Kampionatit Botëror të hendbollit.

Finalja do të zhvillohet në “Tele2 Arena”, në Stokholm të Suedisë.

Gjysmëfinalet e Botërorit u zhvilluan të premten. Fillimisht në Gdansk të Polonisë, Danimarka e mposhti Spanjën me rezultat 26:23.

Më pas në Stokholm, Franca shkëlqeu për fitoren 31:26 ndaj Suedisë.

Danimarka e kërkon titullin e tretë të botës, kurse Franca e kërkon titullin e shtatë. /Gazeta Express/

Read Previous

Zelensky: Situata në vijën e parë të frontit është ‘jashtëzakonisht akute’ veçanërisht në Donetsk

Read Next

Apple dhe të tjerët mund të përfitojnë nga padia e SHBA kundër Google