Skandali me letrat bombë në ambasadat në Evropë, arrestohet një i dyshuar në Spanjë

Policia spanjolle ka arrestuar një pensionist 74-vjeçar, i cili dyshohet se i ka dërguar letrat bombë organizatave dhe ambasadave në Spanjë në fund të vitit 2022.

Letrat iu dërguan kryeministrit spanjoll Pedro Sanchez, ambasadës ukrainase në Madrid, zyrave qeveritare, një kompanie satelitore të Bashkimit Europian dhe ambasadës së Shteteve të Bashkuara midis 24 nëntorit dhe 2 dhjetorit, ndër të tjera.

Oficeri i sigurisë i ambasadës së Ukrainës në Madrid u plagos lehtë nga shpërthimi i një prej pakove, e cila iu dërgua ambasadorit të Ukrainës. /abcnews.al

Read Previous

Rrëfimi për fluturimin më të gjatë në botë – piloti kaloi më shumë se dy muaj në ajër

Read Next

Zbulohet një meteorit i rrallë në Antarktidë