Në Francë priten protesta dhe greva për shtyrjen e moshës së pensionimit

Programi i reformës së presidentit francez Emmanuel Macron përballet me një moment të ri, pasi sindikatat franceze do të organizojnë greva dhe protesta masive të enjten kundër planeve të tij për të shtyrë moshën e pensionimit.

Një projektligj i ri do të votohet në Parlamentin e Francës, aty thuhet se mosha zyrtare për pensionim të njerëzve nga 62 vjeç do të kalojë në 64.

Nga këto grevat u ndaluan edhe shërbimet e trenave, shumë shkolla dhe shërbime të tjera publike janë mbyllur. Në aeroportin “Orly” në Paris, një në pesë fluturime është anuluar.

Në metronë e Parisit, vetëm dy linjat pa shofer funksionojnë normalisht.

Demonstrata të mëdha me dhjetëra mijëra njerëz pritet të mbahen në kryeqytetin francez dhe disa qytete të tjera, ku policia do të jetë në fuqi në rast të dhunës, shkruan BBC.

/KlanKosova/

Read Previous

Çeku: UEFA konfirmon përkrahjen për futbollin e Kosovës

Read Next

Osmani mirëpret rezolutën e Parlamentit Evropian: Më e rëndësishmja, ata kanë njohur rreziqet në rritje nga agresioni i Serbisë