Abbott: NATO ndërhyri në Kosovë për ta parandaluar një fatkeqësi humanitare

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka thënë se sulmet e NATO-s kundër Serbisë në vitin 1999 kanë ndodhur me qëllimin për ta ndalur një katastrofë.

“Në vitin 1999, NATO ndërhyri në Kosovë për të parandaluar një fatkeqësi humanitare”, tha Abbott gjatë një bashkëbisedimi me studentët e Fakultetit Filozofik.

Abbott ka shtuar se Kosova e Serbia duhet të bëjnë kompromise, derisa është shprehur “shumë krenar qe Mbretëritë Bashkuara janë në çdo hap me Kosovën”.

“Nuk duhet harruar e kaluara mes Kosovës dhe Serbisë, por duhet bërë kompromis. Edhe pse Mbretëritë e Bashkuara janë larguar nga Bashkimi Evropian, në e mbështesim plotësisht të ardhmen e Evropës”.

Ai potencoi se është mirënjohës për ndihmën që Kosova ia ka bërë Ukrainës, duke iu ofruar strehim gazetarëve e refugjatëve.

“Jam shumë mirënjohës për ndihmën që Kosova i ka ofruar Ukrainës qoftë duke iu dhënë strehim refugjatëve dhe gazetarëve apo mbështetjen psikologjike për të mbijetuarit e dhunës seksuale”, shtoi Abbott. /Albanianpost.com

Read Previous

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës paralajmëron se mund të ketë vërshime në Gjakovë

Read Next

Noti, sporti që pritet t’i sjellë suksese qytetit të Gjakovës