Tre persona raportohen të zhdukur gjatë 24 orëve në Kosovë

Policia e Kosovës gjatë 24-orëve të fundit i ka raportuar si të zhdukur tre persona.

Sipas Policisë, dy raste të ndara janë regjistruar në Mitrovicë, ku në rrugën “Ragip Bislimi” një person është raportuar i zhdukur nga një ankues, derisa edhe në fshatin Zhabar, një person është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Rast i njëjtë ka ndodhur edhe në Ferizaj. Në rrugën “Jeremije Zherajiq”, një person është ankuar se viktima mashkull ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Të tri rastet po hetohen nga Policia e Kosovës, derisa janë iniciuar si “person i zhdukur”. /BetimipërDrejtësi

Read Previous

Konkursi për policët në veri ende i hapur, nuk dihet numri i aplikantëve

Read Next

Ishte në arrati për tri dekada, policia italiane arreston bosin më të kërkuar të mafias