Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka përkujtuar masakrën e Reçakut.
Përmes një njoftimi, BE në Kosovë ka thënë se kujtojnë dhe nderojnë të gjitha viktimat e kësaj masakre, duke shtuar se e ardhmja duhet të sjellë drejtësi dhe lehtësim.ReklamaPauseLoaded: 55.89%Remaining Time -1:15Unmute×
“Sot shënohet 24 vjetori i masakrës së Reçakut. Ne kujtojmë dhe nderojmë viktimat dhe ndajmë dhimbjen dhe zinë e pangushëllueshme të familjeve të tyre. E kaluara nuk mund të zhbëhet, por e ardhmja duhet të sjellë drejtësi, mbyllje dhe lehtësim” thuhet në njoftimin e tyre.
Më 15 janar 1999, në fshatin Reçak u vranë e u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur.
/Telegrafi/