Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë për gazetën më të madhe spanjolle “El Pais” ka thënë se pret që kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez të ndryshojë qëndrimin e tij për njohjen e Kosovës, pasi sipas tij, rasti me Katalonjën nuk është i njëjtë.
Kurti thotë se brenda ish- Federatës Jugosllave, Kosova ishte pjesa më e varfër e vendit dhe më e shfrytëzuara, ndërkohë që Katalonja dhe vendi bask janë rajonet më të pasura të Spanjës.
Për Kurtin nuk ka asgjë shqetësuese që Spanja dhe Katolonia t’i zgjidhin me dialog gjërat e tyre meqenëse Spanja është një vend demokratik, ndërsa Kosova dhe Serbia kanë probleme pasi “Serbia është shtet autokratik”.
Spanja është një nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, së bashku me Sllovakinë, Greqinë, Qipron dhe Rumaninë.