Rohde: Koha e fundit që Kosova dhe Serbia të zbatojnë të gjitha marrëveshjet e Brukselit

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka thënë se pajtohet me këshilltarin e Departamentit të Shtetit Amerikan, Derek Chollet se është koha e fundit që të gjitha marrëveshjet e Brukselit të zbatohen me shpejtësi, duke përfshirë edhe krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe ë përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Rohde në një postim në Twitter shkruan se Kosova ende nuk ka prezantuar ndonjë propozim lidhur me krijimin e Asociacionit.

Ambasadori gjerman ka shkruar edhe lidhur me largimin e serbëve nga institucionet e Kosovës.

“Largim i serbëve nga institucionet nuk është në përputhje me marrëveshjet e Brukselit. Kthimi i menjëhershëm është i nevojshëm dhe duhet të lehtësohet nga të gjithë. Dua të nënvizoj se BE dhe SHBA janë plotësisht në linjë këtu!”, shkruan Rohde. 

/Telegrafi/

Read Previous

Ministri ukrainas i Mbrojtjes: Ukraina është bërë ‘de facto’ anëtare e NATO-s

Read Next

Objekti i ri i FShMN-së do të ndërtohet në lagjen “Bregu i Diellit”, punimet do të fillojnë më së largu në fillim të shkurtit