Sot në vendin tonë ka mbizotëruar mot i ndryshueshëm, diell e kohë pas kohe shoqëruar me reshje të lehta shiu, me temperatura që kanë lëvizur nga 1 e deri në 9 gradë celcius.
Për nesër parashihet të mbajë mot i ngjajshëm por temperatura më të ulëta të cilat do të variojnë nga -2 e deri në 6 gradë celsius.
-2 e deri në 6 gradë do të jenë temperaturat e ditës së enjte, ditë kjo që do të karakterizoher nga mot i vranët e me reshje shiu.
Rrezet e diellit pritet të rikthehen ditën e premtë, me temperatura që parashihen të lëvizin nga -2 e deri në 7 gradë celcius.
Moti me diell, e me temperatura nga -2 e deri në 9 gradë, do të mbizotërojë ditën e shtunë.
E diela do të shoqërohet nga dielli e temperaturë deri në 11 gradë celsius.
Të hënë e javës së ardhshme pritet të rikthehen reshjet e shiut, me temperatura që do të variojnë nga 3 e deri në 12 gradë celcius.