Këshilltari i DASH-it këtë javë në Kosovë, takon krerët e shtetit

Këshilltari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet do të udhëtojë në Emiratet e Bashkuara Arabe, Maqedoninë e Veriut, Kosovë dhe Serbi nga 8 deri më 13 janar.

Në njoftimin e DASH-it thuhet se Chollet më 11 janar do të udhëtojë në Shkup, ndërsa vizitën do ta vazhdojë edhe në Prishtinë.

Sipas DASH-it, ai në Kosovë pritet të takohet me zyrtarë qeveritarë, liderë politikë dhe shoqëri civile, për të diskutuar përpjekjet e SHBA-së për të ndihmuar në avancimin e integrimit euroatlantik të Kosovës dhe për dialogun për një marrëveshje gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbinë me njohjen reciproke në qendër.

Chollet më 12 janar do të shkojë në Serbi.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Gjakovë – Arrestohen katër burra nga Kosova dhe një grua nga Shqipëria, dyshohen për prostitucion

Read Next

Profesori amerikan tregon tri mënyra sesi mund të arrihet marrëveshja Kosovë – Serbi