Vdes në rrethana të dyshimta një grua në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë

Një ngjarje e rëndë dyshohet të ketë ndodhur pak minuta më parë në qendër të Prishtinës, ku një grua është gjetur pa shenja jete.

Rastin e ka konfirmuar zedhenesja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se viktima u gjet e vdekur në afërsi të një objekti në rrugën ‘Ferat Dragaj’.

Në vendin e ngjarjes ndodhen njësitë relevante, me ç’rast mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.

“Rreth orës 13:00, kemi pranuar informatën për një person të lënduar, ) të shtrirë në afërsi të një objekti në  rrugën “Ferat Dragaj” në Prishtinë”. Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit (femër). Aktualisht policia  po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”, ka thënë Ahmeti.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Milani e nis me “këmbën e mbarë” Vitin e Ri, 3 pikë ndaj Salernitanës

Read Next

Disa shkolla i rikthehen mësimit, shkolla ‘’Selman Riza’’ i’a falë vetës edhe disa ditë pushimi