Kroacia edhe zyrtarisht bëhet pjesë e Eurozonës dhe Schengenit

Kroacia edhe zyrtarisht është bërë pjesë e zonës Schengen dhe Eurozonës.

Vendi me gati 4 milionë banorë simbolikisht hoqi pikat e kontrollit duke i mundësuar qytetarëve të saj lëvizjen pa pasaporta.

Kroatët nga 1 janari do të jenë në mesin e 420 milionë njerëzve që brenda vendeve të BE-së që do të mund të punojnë në këto vende.

Kroacia nga fillimi i vitit 2023 valutë nacionale do ta ketë Euron.

Ky vend bëhet i 20-ti ka hyrë brenda Eurozonës.

Miratimi i Euros, do ta lehtësonte të bërit biznes dhe do t’i eliminonte telashet për turistët e shumë evropianë që vizitojnë brigjet e Adriatikut.

Ministri i Brendshëm kroat, Davor Bozinoviq, tha se përfundimisht u hapën dyert e afirmimit të identitetit evropian.

“Ne hapëm dyert për Evropën pa kufij. Kjo shkon përtej eliminimit të kontrolleve kufitare, është afirmimi përfundimtar i identitetit tonë evropian”, tha Bozinoviq.

Ai nën shoqërimin e homologes së tij sllovene, Sanja Ajanoviq-Hovnik, shikoi për here të fundit ngritjen e laurave në kufirin e Breganës (kufiri Kroaci-Slloveni).

Tani Kroacia do të duhet të ushtrojë kontrolle të rrepta për fqinjët lindorë të cilët nuk janë pjesë e Bashkimit Evropian, si Serbia, Bosnja e Hercegovina dhe Mali i Zi.

Arritja e kësaj pike u vlerësua lart nga qytetarët kroat, shkruan AP përcjell Klankosova.tv

Ata theksojnë se tani ka përfunduar një rrugëtim i vështirë për ta drejt rrjedhës evropiane, 31 vjet pas pavarësimit të saj.

Kroacia përjetoi një luftë kundër Serbisë, ku u vranë 20 mijë persona dhe qindra e mijëra të tjerë ishin shpërngulur.

Read Previous

Ngjarjet e vitit 2022 në basketbolin kosovar

Read Next

Viti 2023 nis me mot pranveror – temperaturat gjatë javës deri në 13 gradë Celsius