Kurti: Po kalon me shpejtësi afati i KFOR-it për largimin e barrikadave

Kryeministri Albin Kurti para kabinetit qeveritar tha se po “kalon me shpejtësi” afati që autoritetet shtetërore i kanë dhënë KFOR-it për largimin e barrikadave në veri.

Kurti shtoi se vendosja e barrikadave është një veprim i “paligjshëm dhe i patolerueshëm”.

Ai ka thënë se qeveria është duke pritur që KFOR-i t’i largojë barrikadat brenda afatit që i është dhënë.

“Vendosja e barrikadave në rrugë, është veprim i paligjshëm dhe nuk do të tolerohet. Në përputhje me vlerësimin e sigurisë, ne i kemi dhënë kohën dhe hapësirën KFOR-it për të vepruar, por sigurisht se kjo kohë po kalon me shpejtësi”.

“Nuk mund të qëndrojnë edhe parimi i lëvizjes së lirë, edhe barrikadat në rrugë”, ka thënë ai. /EO/

Read Previous

Mbyllet përkohësisht Aeroporti i Prishtinës pas kërcënimit me bombë, Policia del me njoftim

Read Next

Pikëkalimi kufitar në Merdar vazhdon të jetë i mbyllur, Policia s’lejon të kalojë asnjë automjet për në Serbi