S’ka prova përmbyllëse se Rusia fshihet pas sulmeve ndaj Nord Stream

Më 18 nëntor, një prokuror suedez doli në përfundimin se një seri shpërthimesh në shtator, kishin pasur si qëllim dëmtimit e rrjetit gazsjellës Nord Stream dhe shkaktimin e avarive, gjë për të cilën ia arriti qëllimit.

Fajtore, u mendua se ishte Moska, me një strategji të ndjekur pas agresionit rus në Ukrainë, për të shkaktuar humbje furnizimi të gazit për Evropën.

Mirëpo sot, sipas shumë zyrtarëve amerikanë, Rusia nuk qëndron pas këtyre goditjeve.

Kështu shkruhet në publikimin e fundit të të përditshëm amerikane, Washington Post, duke iu referuar burimeve të tyre mbi çështjen.

Përtej kësaj, janë edhe 23 diplomatë evropianë dhe botërorë, të cilët ndajnë të njëjtin mendim, siç raporton edhe Washington Post në artikullin e tyre.

Gazsjellësi Nord Stream 2, ishte parashikuar si projekti më i madh gazsjellës, si linjë direkte nga Rusia drejt Gjermanisë.

Por, me pushtimin e Ukrainës nga ana e Moskës më 24 shkurt 2022, kancelari gjerman, Olaf Scholz, e pezulloi menjëherë projektin, në fazë përfundimtare.

Dëmet në linjë, mendohet se janë tashmë të pariparueshme, edhe pse projekti, në kushtet aktuale, duket se nuk do të vihet në zbatim ndonjëherë, për të sjellë gaz, parë edhe marrëveshjen e fundit mes Berlinit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, për furnizim me gaz të lëngshëm.

Rusia nga ana tjetër, ka pretenduar më parë se është Britania e Madhe, ajo e cila qëndron pas sulmit në Nord Stream.

Gjë kjo, që nga Londra, është hedhur poshtë menjëherë.

Teksa, përgjigja përfundimtare mbi autorësinë, ende pritet nga Prokuria Suedeze. /Albanianpost.com

Read Previous

Rrëfimi i fotografit të pozës së Messit me Kupën e Botës, më e pëlqyera në historinë e Instagram-it

Read Next

Për shkak të stuhisë Elliott, SHBA do të ketë Krishtlindjet më të ftohta në 40 vitet e fundit