Fushata për zgjedhjet e 14 Shkurtit tashmë ka filluar. Tubime gjithandej Kosovës. Partitë politike po takohen me qytetarë për të prezantuar planprogramin e tyre politik.
Qytetarët e komunës së Gjakovës thonë se ndihen të rrezikuar për shëndetin e tyre si rezultat i takimeve elektorale me numër të madh njerëzish për shkak të mundësisë së përhapjes së sëmundjes Covid-19.
Të tjerë thanë që për vete mendojnë kurse për popullin aspak.
Ka dhe të atillë që mendojnë se fushata nuk rrezikon shëndetin e qytetarëve.