Njoftim, uji nuk mund të konsumohet në një pjesë të Brekocit ( vlenë vetëm për konsumatorët të cilët furnizohen përmes Stacionit të Pompave-Brekoc) si dhe në fshatin Gërqinë.
Për shkak të reshjeve të shiut, konsumatorët të cilët furnizohen nga Stacioni i Pompave-Brekoc si dhe Gërqinë ku banorët furnizohen me ujë të pijes nga uji burimor, sot pas verifikimit të gjëndjes nga ekipet e KRU “Gjakova” është konstatuar se turbullira e ujit është e ngritur.Kështu që iu sugjerojmë konsumatorëve në vendbanimet Brekoc dhe Gërqinë që ujin ta përdorin vetëm për pastrim, deri në lajmërimin tjetër.
KRU “Gjakova” kërkon mirëkuptimin e konsumatorëve të saj.