Aksident në Klinë – humb jetën një kadet i policisë

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 06:50 në fshatin Jashanicë të komunës së Klinës.

Si pasojë e këtij aksidenti një person ka humbur jetën.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 06:50 policia ka marrë informatën për një aksident në fshatin Jashanicë të komunës së Klinës. Menjëherë në vend ngjarje ka dalë njësiti policor dhe autoambulanca. Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e një personi”, ka thënë Gashi.

Telegrafi ka mësuar se viktima ishte rreth moshës 30 vjeç dhe i njëjti kishte qenë pjesë e akademisë policore.

/Telegrafi/

Read Previous

KRU “Gjakova” njofton se uji nuk mund të konsumohet në një pjesë të paralagjes Brekoc si dhe në fshatin Gërqinë

Read Next

Për një javë KEDS zë 185 konsumatorë duke e vjedhur energjinë elektrike