Rrokulliset një kamion në Deçan, një i vdekur dhe një i lënduar

Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën e 21 nëntorit, rreth orës 19:25, është informuar për një rast i cili ka ndodhur në bjeshkën e fshatit Isniq-Deçan, e quajtur (Pleqe).

“Njё kamion ёshtё rrokullisur dhe si pasojё dy personat qё ishin nё kamion janё lёnduar”, njofton Policia e Kosovës.

Tutje njoftohet se tё lënduarit janё dёrguar nё QKMF në Deçan, dhe nga mjeku kujdestar ёshtё konstatuar vdekja e viktimёs, ndёrsa personi i lënduar pas tretmanit mjekёsor ёshtё liruar pёr nё shtёpi.

Me urdhër të Prokurorit të shtetit trupi i pa jetë i viktimës do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion, dhe rasti cilësohet “Hetim i Vdekjes”.

Read Previous

Mbi 480 familje nën ujë në Shkodër, nisin evakuimet

Read Next

KRU “Gjakova” njofton se uji nuk mund të konsumohet në një pjesë të paralagjes Brekoc si dhe në fshatin Gërqinë