Kapet automjeti me mallra të kontrabanduara në vlerë rreth 20 mijë euro
Në kuadër të projektit të sigurimit shëndetësor të futbollistëve, sot, presidenti Agim Ademi ka vizituar tri klube të Ligës së Parë; KF Vushtrria, KF Trepça dhe KF Istogu.
Gjatë këtyre vizitave, i pari i FFK-së, ka bërë shpërndarjen e policave të sigurimit shëndetësor, teksa në Vushtrri ka inspektuar edhe punimet që janë duke u bërë në stadiumin “Ferki Aliu”.
Ademi ua ka shpjeguar futbollistëve dhe drejtuesve të klubeve dobitë e projektit të sigurimit shëndetësor, teksa i ka informuar edhe për projektet tjera që janë duke u realizuar dhe ato që janë të parapara në vazhdim, me qëllim të krijimit të kushteve sa më të mira për zhvillimin e futbollit në vendin tonë. Ai, uroi që futbollistët të kenë shëndet sa më të mirë dhe sa më pak lëndime në fushën e gjelbër.
Nga ana e tyre, drejtuesit e klubeve dhe futbollistët, e kanë falënderuar FFK-në dhe kreun e saj për punën e bërë dhe për një tjetër projekt që i ndihmon drejtpërdrejt futbollistët dhe ua heq një barrë të madhe klubeve.
Të rikujtojmë se nga ky projekt, i cili realizohet me kompaninë Sigal Uniqa Group, do të përfitojnë futbollistët e klubeve të Superligës në të dyja konkurrencat, Ligës së Parë në të dyja konkurrencat si dhe Ligës së Dytë në konkurrencën e meshkujve. /Telegrafi/




