Banka Qendrore e Ukrainës përgatitet për ndërprerjet e energjisë elektrike

Banka qendrore e Ukrainës ka thënë se është duke përgatitur sistemin bankar të vendit për t’u marrë me ndërprerjet e kërcënuara, përcjell Bota sot.

Në një postim në aplikacionin e mesazheve Telegram, thuhet: “Parashikohet të sigurohet qëndrueshmëria e 14 bankave të rëndësishme sistematike të vendit.

“Nëse është absolutisht e nevojshme, banka kombëtare do të sigurojë kryesisht aktivitetet vitale të bankave shtetërore.”

Rusia ka sulmuar sistematikisht shërbimet energjetike të Ukrainës, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë në pjesë të konsiderueshme të vendit./Botasot/

Read Previous

13 nëntori, Dita Botërore e Mirësjelljes

Read Next

Ish-reporteri britanik kujton Kosovën e vitit 1999 kur sheh pamjet nga Khersoni i çliruar