Njësia Speciale Operative dërgohet në Veri, njësitet tjera vendosen në gjendje gatishmërie

Policia e Kosovës ka dërguar Njësinë Speciale Operative në Veri të Kosovës, pas vendimit të serbëve që të largohen nga institucionet dhe nga policia.

Vendimi i menjëhershëm ishte që të dërgohet NjSO në veri.

Njësitet tjera si ajo e Reagimit të Shpejtë janë lënë në gjendje gatishmërie në jug.

Lista Serbe njoftoi këtë të shtunë se kanë vendosur të largohen nga të gjitha nivelet politike e institucionale si kundërshtim i tyre për të zbatuar vendimin për targa.

Goran Rakiç, udhëheqësi politik i serbëve në Veri, ka njoftuar se ata nuk kthehen derisa të hiqet ky vendim dhe gjithashtu qeveria të formojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. /Albanianpost.com/

Read Previous

Vlente 64 milionë euro, kapet sasia më e madhe e kanabisit në Spanjë

Read Next

​Protesta për trustin: Shumica e qytetarëve janë pro 30 përqindëshit