Moti sot dhe nesër

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot parashihet të mbajë mot i vranët dhe me pak rreze dielli. 

Sipas institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius.

Të premten, mot kryesisht me diell dhe temperatura kryesisht të ngjashme, minimalet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës patrashihen të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius.

Gjatë gjithë këtyre ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperendimit e lehtë deri mesatare.

Read Previous

Ekstradohen drejt Shqipërisë tre persona të kapur në Kosovë, Kroaci dhe Itali

Read Next

Kuvendi shqyrton projektligjin për mbështetjen e punëve publike