Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Prokurori i Shtetit ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 63 aktakuza për vepra të ndryshme penale, ku përfshihen 74 persona.
Lajmi u bë i ditur përmes raportit 24 orësh të Prokurorisë së Shtetit, ku thuhet se katër prej tyre janë për dhunë në familje, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Në raport thuhet se me urdhër të prokurorëve, 19 persona janë ndaluar për 48 orë, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale si dhe janë bërë 9 kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj 18 të dyshuarve për vepra të ndryshme penale.
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur tri aktakuza kundër tre personave për veprën penale “Dhuna në familje”.
Kurse, Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur një aktakuzë kundër një personi për “Dhunë në familje”. /BetimipërDrejtësi