Deputetët nga Kosova po marrin pjesë në sallën plenare të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, i cili po qëndron atje, ka thënë se Kosova për herë të parë po ulet dhe ka të drejtën e fjalën në sallën plenare të Këshillit të Evropës.
“Lajm i mirë për vendin. Kosova për herë të parë ulet dhe e ka të drejtën e fjalës në sallën plenare të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Kosova jonë e meriton respektin. E meriton vendin e saj në organizatat ndërkombëtare”, ka shkruar Gashi.
“Kosova është storie suksesi e popullit tonë dhe bashkësisë ndërkombëtare. Është storie suksesi e lirisë. Është storie suksesi e demokracisë perëndimore. Krenar me Kosovën tonë! Krenar me aleatët tanë të natyrshëm – perëndimorë!”. /Klankosova.tv/