NATO dënon sulmet ruse: Do të mbështesim Ukrainën për sa kohë të jetë e nevojshme

NATO ka reaguar pas sulmeve me raketa ruse mëngjesin e sotëm, në të cilin mbetën të vrarë 10 persona dhe u plagosën 60 të tjerë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në një telefonatë me Ministrin e Jashtëm të Ukrainës Dmytro Kuleba ai siguroi këtë të fundit se do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën për sa kohë të jetë e nevojshme.

“Bisedova me Ministrin e Jashtëm Dmytro Kuleba, i cili dënoi sulmet e tmerrshme dhe pa dallim të Rusisë ndaj infrastrukturës civile në Ukrainë. NATO do të vazhdojë të mbështesë popullin e guximshëm ukrainas në luftën e tyre kundër agresionit të Kremlinit për aq kohë sa të jetë e nevojshme,” tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në një postim në Twitter.

/abcnews.al

Read Previous

Kosova për herë të parë e ka të drejtën e fjalës në sallën plenare të Këshillit të Evropës

Read Next

Rregullohen semaforët në rrugën “Tirana”