Është mbajtur në Prishtinë maratona “Prishtina 2022”, edicioni i 20-të i saj ku morën pjesë 784 garues të moshave, nacionaliteteve dhe kategorive të ndryshme.
Garuesit morën pjesë në disiplina të ndryshme si 5km, 10 km e deri në atë më të gjatën që ishte 42 kilometra.
Në garën kryesore, pra atë me gjatësi prej 42 kilometrash, fitues doli atleti kroat Ante Zhivkovic i cili arriti i pari në finish, i dyti ishte atleti kosovar Erzen Zyberaj, ndërsa i treti në finish arriti Emin Grajqevci./KP/