Si prodhohet djathi, një ndër specialitetet e Qumështores Gexha
Kuvendi i Kosovës pas debatit për grevën në arsim nuk ka miratuar Rezolutën për grevën në arsim, të propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës.
67 deputetë kanë votuar në këtë pikë, 22 pro Rezolutës, 39 kundër dhe 16 abstenime.
“Konstatoj që nuk kanë kjo Rezolutë e Grupit parlamentar të PDK-së”, tha kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.
Ndryshe, greva në arsim ka hyrë në javën e katërt të saj.
Pavarësisht takimeve që janë mbajtur nuk është gjetur zgjidhje për daljen nga greva dhe rreth 300 mijë nxënës kanë mbetur jashtë bankave shkollore. /Telegrafi/