Busquets do të largohet nga Barcelona në fund të sezonit

Kapiteni aktual i Barcelona-s, Sergio Busquets do të largohet në fund të këtij sezoni nga katalanasit. Koha përkon dhe me përfundimin e kontratës së tij në “Camp Nou”, 31 qershor 2023.

34-vjeçari dhe klubi janë ulur në bisedime për një kontratë të re, por mesfushori deri më tani nuk ka mbetur i kënaqur nga propozimi ekonomik.

Aktualisht ai është një nga lojtarët më të paguar në klub, por kontrata e re do e shikonte me një pagë shumë herë më të ulët.

Sipas gazetës “Sport”, Busquets pasi t’i jap fund kohës së tij në “Camp Nou” do të largohet në drejtim të MLS, ku pritet të fillojë një aventurë të re me Inter Miami-n e David Beckham.

Dhe nëse transferohet në ligën e Amerikës Veriore, Busquets do të djeg mundësinë për të qenë “lojtar i një klubi të vetëm” në gjithë karrierën e tij.

Ai është aktivizuar vetëm me Barcelona-n deri më tani. Mesfushori u bë pjesë e katalanasve në vitin 2005, fillimisht në akademinë U-19 dhe në 2008 kaloi në ekipin e parë.

Nga ajo kohë dhe deri në këto momente që flasim, Busquets numëron 684 ndeshje me fanellën blaugrana në të gjitha garat, nga ku ka realizuar 18 gola dhe 43 asistime.

Kapiteni i Kombëtares së Spanjës prej shumë vitesh me radhë ka qenë një nga mesfushorët shkatërrues më të mirë në botë. /Albanianpost.com

Read Previous

​Shtyhet shqyrtimi i raportit të shpenzimeve të Kuvendit për 6-mujorin e parë të këtij viti

Read Next

Moti gjatë 7 ditëve