Me sloganin “Ca kokrra rrushi” është rikthyer pas dy vitesh festivali i njohur i rrushit “Hardh Fest” për vendas si dhe turistët ndërkombëtarë të cilët interesohen të shohin nga afër vreshtat dhe pasuritë e tjera të komunës së Rahovecit.
Kjo ngjarje gjithashtu konsiderohet si mundësi e mirë në aspektin e promovimit të produkteve vendore.
I njohur si kryeqyteti i bujqësisë, Rahoveci tashmë u bë nikoqir që nga dje e deri më 4 shtator, duke shpalosur gjatë ditës aktivitete turistike e letrare ndërsa në mbrëmje koncerte artistike.
E veçanta e këtij edicioni është pjesëmarrja e legjendës së muzikës rock, Kip Winger, ish anëtar i grupit Alice Cooper dhe lider i grupit Winger, i nominuar për Grammy Award në kategorinë “Best Contemporary Classical Composition”, i cili performon sot më 3 shtator.
Ky është edicioni i 20-të i festës së vjeljes së rrushit-Hardh Fest në të cilin pritet që numri i pjesëmarrësve të jetë deri në 100 mijë.
Programi i plotë i Hardh Fest 2022: