Nagavci: Janë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, në një konferencë për media, ka thënë se kanë përfunduar të gjitha përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor 2022/2023.

Ajo tha se është bërë shpërndarja e teksteve shkollore, ndërsa nesër do të lansohet abetarja e parë e përbashkët e Kosovës dhe Shqipërisë.

“Kemi pasë takimet të drejtpërdrejta me drejtoritë e arsimit, të gjitha shkollat janë të gatshme dhe janë bërë përgatitjet  për nisjen e vitit të ri shkollor”, tha Nagavci.

Read Previous

Si do të ndikojë ndryshimi klimatik në planet?

Read Next

Ekspertët paralajmërojnë: Niveli i deteve do të rritet për rreth 30 centimetra