​Kurti: Dogana me 14 % më shumë të hyra, janë rritur edhe konfiskimet

Kryeministri Albin Kurti pas takimit që zhvilloi në Doganë të Kosovës, u shpreh i kënaqur me të arriturat e Doganës brenda këtij viti.

Ai tha se kjo vizitë është për të shprehur mirënjohjen dhe gatishmërinë për të mbështetur Doganat e Kosovës.

Sipas Kurtit, Doganat e Kosovës kanë shënuar ngritje të të hyrave për 14%, derisa edhe konfiskimet janë rritur në 5 milionë, krahasor me vitin e kalur që ishin 2 milionë.

Kurse, drejtori i përgjithshëm, Agron Llugaliu tha se dogana vazhdon të ketë përformancë pozitive, krahasuar me vitin e kaluar si në fushën e të hyrave, ku janë mbledhur 14% më shumë se vitit e kaluara.

Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se përmes kësaj vizite po ofrojnë mbështetje këtij institucion i cili është i rëndësishëm për të hyrat e Kosovës.

Ai tha se tashmë zëniet e produkteve të kontrabanduara janë bërë çështje të përditshme dhe kjo është mesazh për ata që provojnë të bëjnë kontrabandë dhe iu kushtojnë shumë më shtrenjtë. /KosovaPress/

Read Previous

​ASK: Indeksi i përgjithshëm i inputeve ka rritje për 28.3%, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2021

Read Next

Kurti: Mbi moshën 16 vjeçare nuk duhet të ketë ndalim të shamisë dhe të elementeve tjera fetare në jetën publike