– Rusia po forcon pozicionet në frontin jugor të Ukrainës për t’u përgatitur për një kundërsulm nga ushtria ukrainase dhe ka të ngjarë të jetë duke përgatitur terrenin për të sulmuar, sipas autoriteteve ushtarake britanike dhe ukrainase.
– Ukraina dhe Rusia kanë fajësuar njëra-tjetrën për bombardimin e ri të termocentralit më të madh bërthamor në Europë, Zaporizhzhia. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy bëri thirrje për sanksione të reja ndërkombëtare ndaj Moskës për “terrorin bërthamor”.
– Zelensky tha të dielën se nuk mund të ketë bisedime me Rusinë nëse vazhdon me referendume në zonat e pushtuara të Ukrainës për bashkimin me Rusinë.
– Katër anije që transportonin produkte ushqimore ukrainase u nisën nga portet e Detit të Zi të Ukrainës të dielën. Papa Françesku përshëndeti nisjen e anijeve që transportonin grurë nga portet ukrainase të Detit të Zi duke thënë se ky mund të jetë një model për dialogun për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
– Grupi për të drejtat e njeriut, Amnesty International, kërkoi falje për “shqetësimin dhe zemërimin” e shkaktuar nga një raport që akuzonte Ukrainën se po rrezikonte civilët. Kërkimi i faljes erdhi pasi kreu i Amnesty-së për Ukrainën, Oksana Pokalchuk tha se ajo po jepte dorëheqjen pasi kundërshtonte publikimin e raportit, duke thënë se grupi i të drejtave të njeriut “krijoi pa dashje materiale që dukej si mbështetje për narrativat ruse të pushtimit”./AnabelMedia/