Fluksi në disa pika kufitare po vijon edhe mëngjesin e së hënës, kryesisht në dalje.
Në pikë kalimin kufitar në Merdarë pritjet në dalje janë deri në 30 minuta, ndërsa radha e automjeteve është deri në 80 metra. Në hyrje pritjet janë deri në 20 minuta.
Në pikë kalimin kufitar Dheu i Bardhë në dalje pritjet janë 20 minuta, ndërsa radha e kolonave shkon deri në 70 metra. Në hyrje, nuk ka kolona dhe rrjedhimisht pritjet janë deri në 5 minuta.
Në Jarinjë pritjet në hyrje dhe dalje shkojnë deri në 10 minuta, e që nuk raportohet për fluks të kolonave të automjeteve.