Juventus nuk di të ndalet në merkaton e verës. Pas Paul Pogba dhe Angel Di Maria, “Zonja e Vjetër” është gati të afrojë një tjetër emër të madh. Në Itali, raportojnë se bardhezinjtë po kërkojnë jo vetëm një zëvendësues për Vlahoviç, por që të luajë dhe krahë tij, dhe emri më i përfolur është ai i Roberto Firmino.
Sulmuesi brazilian, i cili nuk po gjen dot hapësirat e nevojshme te klubi anglez, do të ishte një tjetër afrim i rëndësishëm për skuadrën nga Torino qeëka bërë gati dhe ofertën zyrtare. Bëhet fjalë për një shumë prej 20 milionë paund.
Që nga viti 2015, kur iu bashkua Liverpool-it nga Hoffenheim, Firmino ka luajtur 231 ndeshje për anglezët, duke realizuar 71 gola./A2news/