Stacioni policor në Gjakovë ka filluar një kampanjë për stinën e verës. Sipas Komandantit të këtij stacioni, Major Milazim Lumi, Policia nëpërmjet këshillave që kanë të bëjnë me vetëdijësimin e qytetarëve për sigurinë e tyre, po mendon që vera të kaloj me më pak rreziqe.
Sipas Major Lumit, thyerjet e shpeshta të shtëpive dhe të makinave kryhen në të gjithë Kosovën por gjatë fluskit të bashkatdhetarëve këto shtohen edhe më shumë.
Në këtë kohë pasi temeperaturat janë të larta duhet të kemi kujdes që të mos e hudhim mjete të cilat shkaktojnë ndjezen e zjarreve.
Komuna e Gjakovës është ndër Komunat që ka shumë bashkëatdhetar që ndodhen jashtë shtetit dhe Policia e Kosovës gjatë këtyre ditëve shton patrullimet për kujdesin në Komunikacion si dhe sferat tjera të sigurisë, shtoi tutje major Lumi.