​Kurti në Simpoziumin Symi: Siguria dhe mbrojtja e Evropës së këtij shekulli do të vendoset në këtë dekadë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, tha se BE-ja dhe NATO-ja duhet të bashkëpunojnë më shumë sepse siguria dhe mbrojtja e Evropës së këtij shekulli do të vendoset në këtë dekadë.

Këto komente kreu i ekzekutivit i bëri gjatë panelit “Implikimet e luftës në Ukrainë: Strategjia e re për shtyrjen përpara të hyrjes në BE të Ballkanit Perëndimor? Mundësitë dhe skenarët”, që në kuadër të Simpoziumin Symi, në Athinë.

Sa i përket integrimit në Bashkimin Evropian, kryeministri shprehu besimin që rruga më e mirë përpara është me Procesin e Berlinit, pas fillimit të ri të nisur nga kancelari Scholz, thuhet në komunikatën për media.

Ky Proces i Berlinit 2.0, siç e quajti kryeministri Kurti, do të sillte tregun e përbashkët rajonal dhe BE-në si vlerë dhe mekanizëm brenda të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Kur them vlera evropiane mendoj sundim i ligjit, të drejtat e njeriut, të drejtat qytetare, ballafaqimi me të kaluarën, demokratizimi, liria e mediave, të drejtat e minoriteteve”, tha ai.

Për invazionin rus dhe agresionin ushtarak në Ukrainë, kryeministri tha se është detyrë urgjente për BE-në, dhe se beson që përveç shfaqjes së empatisë, simpatisë dhe solidaritetit ndaj popullit të Ukrainës dhe përpjekjeve të tyre për çlirim, duhet bërë gjithë atë që është e mundur për t’iu dalë në ndihmë atyre që ta çlirojnë veten.

Read Previous

Rusia dhe Gjermania, çfarë ndodh nëse do të ketë ndërprerje të plotë të furnizimit me gaz?

Read Next

Vdes 30-vjeçari shqiptar në Gjermani, rrëzohet nga skela ku punonte