Rastet kur Policia e Kosovës has në personat që mbajnë armë pa leje janë në rritje e sipër dhe kjo vazhdimisht e cenon sigurinë e qytetarëve të vendit si dukuri negative. Në shumicën prej këtyre rasteve të dyshuarit janë të rinj.
Një rast i tillë ka ndodhur edhe mbrëmë pasi një patrullë e Policisë ka ndalur për kontroll një veturë në magjistralen Prishtinë – Ferizaj te rrethi i QMI-së, ku ka gjetur një armë zjarri.
Policia konfiskoi pistoletën e cila nuk kishte as karikator e as fishekë, ndërsa shoferi i veturës u shoqërua në stacion policor për intervistim.
Para hetuesve, 31-vjeçari ka deklaruar se arma është trashëgim nga gjyshi i tij, ndërsa karikator e fishekë s’ka pasur asnjëherë.
Me vendim të prokurorit, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’.
/GazetaSinjali/