Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka quajtur historike vizitën e sotme të kancelarit gjerman, Olaf Scholz në Kosovë.
Pas takimit me homologun e tij gjerman, Kurti, kërkoi përkrahje konkrete nga Gjermania për anëtarësim të Kosovës në Këshill të Evropës dhe në Partneritetin për Paqe të NATO-s.
Në një konferencë të përbashkët për medie me Scholz, kreu qeveritar foli edhe për dialogun Kosovë-Serbi, ku tha se pala bllokuese është Serbia.
Ai tha se përkrah edhe bashkëpunimin rajonal, por në kuadër të Procesit të Berlinit.