7 viktima dhe 739 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Në 24 orët e fundit në Shqipëri 739 qytetarë janë konfirmuar pozitivë me koronavirus nga 3314 testime të kryera dhe 7 persona kanë humbur jetën.

Më së shumti raste të reja janë konfirmuar në Tiranë 251, Durrës 39, Vlorë 35, Lushnje 34, Elbasan 30, Lezhë 27, Krujë 22, Fier 20, etj.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 469 qytetarë, duke e çuar numrin e tyre të përgjithshëm në 42.895 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 274 pacientë, 23 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 7 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19 në spitalet COVID. Katër qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Dibra, 1 qytetar nga Mati, 1 qytetar nga Kavaja, të moshave 59-75 vjeç.

Që nga shpërthimi i epidemisë në Shqipëri, me koronavirus janë prekur gjithsej 70.655 persona, prej tyre 42.895 janë shëruar, 26.457 janë raste aktive, ndërsa betejën me sëmundje e rrezikshme infektuese e kanë humbur 1.303. / Kosova Press

Read Previous

Kreu i KFOR-it takohet me përfaqësuesin special dhe ambasadorët e QUINT-it

Read Next

​Banka Evropiane e Investimeve: Luftimi i pasojave pandemike dhe ekonomike është me prioritet