65 për qind e gazetarëve në Kosovë janë gra, AGK u bën thirrje organeve kompetente të ofrojnë siguri në ushtrimin e profesionit

Në Kosovë, sipas gjetjeve të fundit të hulumtimit vjetor të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, 65% e gazetarëve janë gra,

Kështu bën të ditur Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës në Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

“AGK-ja, i falënderon të gjitha koleget gazetare për punën e palodhshme dhe guximin e treguar përgjatë vitit, duke raportuar nga terrene të ndryshme, shpesh duke e rrezikuar edhe vetën.

Njëherësh, ju inkurajojmë që të mos hiqni dorë nga ushtrimi i profesionit, pavarësisht presionit që ndonjëherë e krijon opinioni publik”, thuhet në postimin e AGK-së në Facebook.

AGK-ja, gjithashtu u bënë thirrje organeve kompetente të sigurisë që të shtojnë përpjekjet për të ofruar sigurinë e nevojshme që gazetaret ta kryejnë punën e tyre pa u rrezikuar. /Telegrafi/

Read Previous

Chelsea mund të bëjë eksod masiv prej 13 lojtarësh për shkak të klauzolës së Todd Boehly

Read Next

Bredhi i Hotovës në Përmet, oaz me peizazhe të mrekullueshme