5 mënyra për të qenë të motivuar gjatë rrugës drejt suksesit

Çdo ditë, hasim një sasi të caktuar ndryshimesh dhe paparashikueshmërie të cilat ndikojnë te ne. Mungesa e motivimit është një “vrasës” i heshtur i suksesit. Për të mos lejuar që motivimi i pamjaftueshëm t’ju shkatërrojë, duhet të kaloni në atë që shpesh trajnerët e sipërmarrësve e cilësojnë si “stadi i mbinjeriut”. Për ta bërë këtë, ka pesë mënyra.

1. Ngrihuni herët dhe sfidoni ditën

Një nga mënyrat më të lehta për të dëmtuar veten drejt suksesit është që të mos flesh mjaftueshëm. Nëse e bëni shpesh, po dëmtoni krijimtarinë. Duket si një marrëveshje e tmerrshme, apo jo? Gjumi është një proces jetësor që ndihmon trupin të pushojë dhe të rigjenerohet. Për këtë proces jetësor, duhen rreth 6-8 orë gjumë çdo ditë. Prandaj, duhet të shkoni herët në shtrat në mënyrë që të mund të ngriheni herët në mëngjes.

Gjumi i mjaftueshëm ju ndihmon të bëni më shumë punë. Me kreativitet dhe produktivitet më të madh vijnë mundësi më të mira suksesi. Pra, nëse keni plane të shkëlqyera për veten, pse të mos filloni duke fjetur mjaftueshëm?

2. Mbani një ditar/bllok

Gjëja tjetër për të bërë pasi të zgjoheni është të shkruani në bllokun e shënimeve. Ky veprim ju ndihmon të organizoni mendimet, idetë, kujtimet dhe të gjitha gjërat për të cilat jeni mirënjohës.

3. Meditoni

Meditimi ju ndihmon të lidheni me qenien tuaj të brendshme. Pa meditim, ide të freskëta mund t’ju shmangen vazhdimisht. Mund të zgjidhni të meditoni menjëherë pasi të keni mbaruar së shkruani mendimet. Lidhja me gjeniun e brendshëm ju ndihmon jashtëzakonisht. Nëse meditoni vetëm për 15 minuta çdo ditë, do të keni një fillim të mrekullueshëm të ditës.

4. Praktikoni esencializmin

Mbi të gjitha, duhet të jeni esencialist. Esencializmi ndihmon për të siguruar që nuk jeni duke u marrë me shumë gjëra, duke shpërndarë energjinë. Ju ndihmon të përqendroheni tek ato që kanë rëndësi dhe të shmangni aktivitete të tjera, më pak produktive. Kur vazhdimisht e kanalizoni energjinë në rrugën e duhur, do të bëheni mjeshtër në atë që bëni. Kur i qëndroni besnikë një kauze, jeni të sigurt për sukses!

5. Kërkojini dikujt që t’ju kërkojë llogari

Në udhëtimin tuaj për t’u bërë të suksesshëm, keni nevojë për dikë që mund t’ju sjellë në gjendjen e duhur mendore dhe të nxjerrë në pah krijimtarinë më të thellë. Keni nevojë për dikë që mund të ndajë përvoja me ju, t’ju bëjë pyetje dhe t’ju ndihmojë të kaloni në nivelin tjetër në karrierë, biznes dhe jetë.

Read Previous

Fillojnë testet RAPID në komunën e Gjakovës

Read Next

“Foo Fighters” po shënojnë suksese të mira me albumin e ri “Medicine at Midnight”