446 policë të rinj i shtohen Kosovës, Osmani: Jeni gardianë të Republikës

Policisë së Kosovës iu kanë shtuar 446 pjesëtarë të rinj. Ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës është mbajtur në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.

Në këtë ceremoni morën pjesë edhe presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe ministra të kabinetit qeveritar.

Presidentja Osmani para kadetëve të diplomuar të policisë ka thënë se nga sot ata janë në mbrojtje të secilit qytetar të Republikës pa dallim.

“Tani e tutje jeni në mbrojtje të secilit qytetar të Republikës sonë pa dallim. Kushtetua e Kosovës është udhërrëfyese e juaja. Ju do t’i bashkoheni radhës së policisë për të ofruar siguri dhe përgjegjësi për ruajtjen e kufirit tonë”, ka thënë Osmani.

Ajo tutje ka thënë se kjo ditë është tejet e rëndësishme për të gjithë dhe në të njëjtën kohë shënon kurorëzimin e mundit të vajzave e djemve të rinj për t’u bërë gardianë të Republikës.

E para e shtetit ka thënë se edhe sot Kosova përballet me sfida dhe kërcënime nga fqinji verior.

“5 nga policët tanë po mbahen të arrestuar nga shteti shovensit serb, andaj i bëjmë thirrje aleatëve  të ndërmarrin masa që të ndalin veprimet shovensite ndaj policëve dhe qytetarëve tanë”, ka thënë Osmani. /RTK/

Read Previous

Policia shqipton mbi 1 mijë e 500 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Read Next

Dështon mbledhja e Komisionit Hetimor për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore