36 aksidente brenda 1 dite në Kosovë, në 15 prej tyre pati të lënduar

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë kanë ndodhur 15 aksidente me të lënduar, ndërsa 21 aksidente me dëme materiale.

Policia ka shqiptuar gjithsej 1 mijë e 517 tiketa për kundërvajtje në trafik, ndërsa ka 27 gjoba për mosrespektim të masave antiCOVID.

Numri i gjobave për mosrespektim të këtyre masave ka rënë dukshëm pas vendimit të fundit të qeverisë për heqjen e maskave në ambiente të jashtme.

Sipas raportit 24-orësh, Policia ka arrestuar 24 persona, prej të cilëve 11 kanë përfunduar në mbajtje, ndërsa gjashtë persona janë në vuajtje të dënimit./GazetaSinjali

Read Previous

Rrahje mes disa personave në Prishtinë, lëndohen edhe zyrtarët policorë

Read Next

Urime Dita e Çlirimit Gjakovë