35 raste të heqjes së patentë shoferit për një javë

Policia e rajonit të Ferizajt ka vazhduar aktivitetet e saja në parandalim të aksidenteve në komunikacion.

Sipas Policisë, në fillim të qershorit kanë qenë 28 raste të heqjes së patentë shoferit. Kurse në javën që shkoi ishin 35 raste.

Sipas Policisë, në javën e kaluar kanë ndodhur 20 aksidente me të lënduar në këtë rajon dhe 17 me dëme materiale. Kurse, për një javë janë gjobiture 1296 persona.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj njofton se do të vazhdojë me aktivitete të tilla, me masa të shtuara në parandalim të aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë. /KosovaPress/

Read Previous

Në garën ndërkombëtare “Ushtari më i mirë” në Kroaci, ​rrëmben vendin e parë pjesëtari i FSK-së

Read Next

​SBAShK-u dërgon në pushime 452 punëtorë të arsimit