35 ditë në pushtet, Qeveria Kurti 2 ende pa planprogram

Kanë kaluar 35 ditë prej kur Kurti ka marrë qeverinë ende se ka përpiluar programin qeverisës.

Shefi i qeverisë të dielën ishte në Shqipëri.

E të martën kryeministri do të udhëtojë për në Bruksel për një vizitë zyrtare dy ditore atje.

Ndërsa pas kthimit Kurti planifikon ta dërgojë planprogramin për miratim në qeveri e votim në Kuvend.

Por në Zyrën e tij nuk kanë treguar se a do të ndodhë kjo ditën e enjte, kur Kurti do kthehet në Prishtinë.

Të hënë i pari i ekzekutivit i kërkoi ministrave që deri kah mesi i javës të përfundojnë punët në planin e punës.

Qeveria Kurti fiks që 35 ditë ka vepruar pa një plan qeverisës, e ky fakt po kritikohet nga shoqëria civile.

Sipas Lëvizjes “FOL”, kjo vonesë është e panevojshme dhe shfaq një mungesë të profesionalizmit nga ana e qeverisë.

Tutje Hoxha nuk e përjashton mundësinë që Kurti e ka lënë qëllimshëm votimin në qeveri të planit të punës pas vizitës në Bruksel.

Me 12 prill Kurti ka mbajtur një punëtori për hartimin e programit qeverisës dhe planin e veprimit.

Për vonesën në përpilimin e programit qeverisës Qeveria “Kurti” ka marrë kritika edhe nga radhët e opozitës./Ekonomiaonline

Read Previous

Real Madrid – Chelsea, zhvillohet sot dueli i parë gjysmëfinal i Ligës së Kampionëve

Read Next

Samsung Galaxy Z së shpejti si një tabletë me një ekran të palosshëm