​FIFA konfirmon ndarjen e vazove, ja ku do të vendosen Shqipëria dhe Kosova nëse kualifikohen për Botërorin 2026

Të premten e javës së ardhshme, në Uashington D.C., do të hidhet shorti i grupeve për Botërorin 2026.

FIFA ka konfirmuar edhe ndarjen përfundimtare të vazove për shortin që do të mbahet më datë 5 dhjetor.

Në vazon e parë do të jenë tre vendet organizatore: SHBA, Meksikë dhe Kanada, ndërsa 9 skuadrat e tjera do të jenë përfaqësueset të renditura më lartë në FIFA: Spanja, Argjentina, Franca, Anglia, Brazili, Portugalia, Holanda, Belgjika dhe Gjermania, shkruan TCh.

Një vëmendje do të jenë edhe për skuadrat që do të vijnë nga play off-i europian, aty ku bëjnë pjesë edhe Shqipëria me Kosovën. Të dyja ato, në rast kualifikimi, do të jenë në vazon e katërt, së bashku me dy skuadrat e tjera që vijnë nga play off-i.

Ndarja e vazove është si më poshtë:

VAZO 1-

  • SHBA
  • Meksikë
  • Kanada
  • Spanjë
  • Argjentinë
  • Francë
  • Angli
  • Brazil
  • Portugali
  • Holandë
  • Belgjikë
  • Gjermani

VAZO 2-

  • Kroaci
  • Marok
  • Kolumbi
  • Uruguai
  • Zvicër
  • Japoni
  • Senegal
  • Iran
  • Kore e Jugut
  • Ekuador
  • Austri
  • Australi

VAZO 3-

  • Norvegji
  • Panama
  • Egjipt
  • Algjeri
  • Skoci
  • Paraguai
  • Tunizi
  • Bregu i Fildishtë
  • Uzbekistan
  • Katar
  • Arabi Saudite
  • Afrikë e Jugut

VAZO 4-

  • Jordani
  • Kepi i Gjelbër
  • Gana
  • Kurasao
  • Haiti
  • Zelandë e Re
  • Skuadra 1 e kualifikuar nga play off-i Europian
  • Skuadra 2 e kualifikuar nga play off-i Europian
  • Skuadra 3 e kualifikuar nga play off-i Europian
  • Skuadra 4 e kualifikuar nga play off-i Europian
  • Skuadra 1 e kualifikuar nga play-off-i Ndërkontinental
  • Skuadra 2 e kualifikuar nga play-off-i Ndërkontinental

/Top Channel/

Read Previous

Ambasadori i BE-së: Kosova mbetet e ndjeshme nga dezinformatat serbo-ruse

Read Next

Shqipëri | Mbi 908 mijë vizitorë të huaj vetëm në tetor